Më shumë se një lidhje – jemi pjesë e komunitetit tuaj

Kiki‑Net është një ofrues lokal i shërbimeve të internetit dhe televizionit në Lipjan, i themeluar me vizionin për të lidhur komunitetin me teknologjinë më të mirë të mundshme

Kush jemi Ne?

Me përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë, transparencës dhe shërbimit miqësor, ne nuk jemi thjesht një kompani – jemi fqinjët, partnerët dhe mbështetësit tuaj digjital. Çdo ditë punojmë që lidhja juaj me botën të jetë më e shpejtë, më e sigurt dhe më e besueshme.

Misioni Ynë

Të ofrojmë një lidhje të qëndrueshme, të shpejtë dhe të përballueshme për çdo familje dhe biznes në Lipjan dhe përreth. Misioni ynë është të thjeshtojmë jetën digjitale për komunitetin tonë, duke sjellë teknologji moderne dhe shërbim të kujdesshëm, në mënyrë që çdo klient të ndjehet i sigurt, i lidhur dhe i vlerësuar.

Çka na dallon nga të tjerët?

Kiki‑Net dallon për shërbimin e dedikuar, teknologjinë moderne dhe afërsinë me klientin. Ne përdorim rrjet të avancuar me fibra optike, që ofron shpejtësi të lartë dhe stabilitet të plotë në çdo kushte.

Për më tepër, edhe në rast të ndërprerjes së energjisë elektrike, mjafton të furnizoni modemin me rrymë (p.sh. nga UPS ose powerbank) dhe do të keni qasje të pandërprerë në internet dhe kabllovik.

Jemi lokalë, të besueshëm dhe gjithmonë pranë jush – sepse për ne, klienti është gjithmonë prioritet.